Xheneta merr propozimin e ëndrrave, shtang rrjetin me reagimin
Xheneta Fetahu ka ndarë për herë të parë publikisht një moment të papritur nga jeta e saj personale, një propozim për martesë të cilin e ka refuzuar.
E ftuar në episodin e fundit të emisionit “Trotuar”, Xheneta solli me vete edhe unazën e famshme, që më herët kishte ngjallur shumë komente në rrjet. Ajo sqaroi se arsyeja për refuzimin e propozimit nuk kishte të bënte me vlerën materiale të unazës.
“Nuk ka qenë çështje guri, por personi”, – u shpreh ajo.
Gjatë bisedës në studio me moderatoren Nevina Shtylla dhe të ftuarit e tjerë, Xheneta dha më shumë detaje:
Nevina Shtylla: Ti ndërkohë je kthyer nga ato pushimet e famshme që u diskutuan e u diskutuan, më ke bërë edhe mua disa premtime, por hiç nuk i shoh të realizuara, i shoh duart bosh.
Xheneta Fetahu: Jo, jo, Ina, mund ta përcjellësh, të kam premtuar që do ta sjell unazën. Por i kam thënë jo.
Nevina Shtylla: Ishte propozim që e ke marrë, prandaj s’e ke vënë në gisht. I ke thënë jo kësaj.
Xheneta Fetahu: Po.
Ina: Do e doje gurin më të madh?
Xheneta Fetahu: Jo, do e doja nga një person tjetër.
Nevina Shtylla: Do doje gurin?
Xheneta Fetahu: Nuk ka rëndësi, do e doja nga ai. Unë kam edhe gishtat e vegjël, nuk shkon një gur shumë shumë i madh.
Ajo shtoi se aktualisht është në një marrëdhënie tjetër dhe zbuloi një detaj me humor për komunikimin me partnerin:
“Unë t’i them shpirt, se biseda ime me Ervinin isha duke ia thënë pak më herët, se i dashuri im më ka heq bllokun nga java e kaluar.”
Ervin Kurti: Jeni në rregull.
Nevina Shtylla: I dashuri i ka heq bllokun, mos ia vuri bllokun kur i the jo, apo nga këto deklaratat që bën ti herë pas here?
Xheneta Fetahu: Jo, kjo nuk ka qenë unaza nga i dashuri im, po të kishte qenë nga ai, i kisha thënë po.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



