E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Na mori para, as nuk frenoi”, i mbijetuari nga aksidenti i frikshëm tregon si ndodhi ngjarja
Lajme

“Na mori para, as nuk frenoi”, i mbijetuari nga aksidenti i frikshëm tregon si ndodhi ngjarja

Shkova të shihja për gjendjen e kushëririt që ishte aksidentuar, kur një makinë na mori të gjithëve para!”

Aksidenti i rëndë që ndodhi dje në aksin Leva-Tepelenë ka lënë pas një bilanc tragjik me viktima dhe 5 të plagosur.

Mënyra Lamaj, një prej të mbijetuarve nga ky aksident i frikshëm, i shtruar në spitalin e Fierit tha për “News24”:

Na u përplas një kushëri në autostradë. Duke parë atë, na vjen një makinë na merr ballë përballë. Kushëririn e kishte goditur një makinë. E në ato momente teksa ishim duke parë, na vjen makina na merr para. makina erdhi pas 5 minutash. Ishte me shpejtësi të paparë. As nuk frenoi fare. Ne ishim në këmbë, shkuam të shihnim djalin e xhaxhait që ishte aksidentuar. Ishim në fshat, sapo morëm vesh për aksidentin dhe duke parë ambulancën në rrugë, na mori makina para. Isha unë, djali dhe vëllai im. Edhe ata u goditën. Ishin shumë persona, nuk e di.”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.