E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Naçi: Presidentja kroate dha një nidhmë të madhe
Publik News

Naçi: Presidentja kroate dha një nidhmë të madhe

Presidentja kroate, shumë e simpatizuar edhe nga publiku shqiptar Kolinda Grabar-Kitaroviç ka ftuar personalisht Elvis Naçin në Zagreb një javë më parë, në mbrëmjen e bamirësisë të organizuar për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Elvis Naçi falënderoi presidenten kroate Kitaroviç për gjithë kujdesin që ka treguar në organizimin e mbrëmjes. Naçi shpalosi edhe misionin e emisionit që drejton në News24 ku përmendi rastin e Dianës.

“Nga thellësia e zemrës faleminderit që jeni prezentë, ne sot po ndajmë një dhimbje të madhe, e di ngarkesën tuaj dhe axhendën e ngjeshur. Unë e kuptoj kujdesin e presidentes dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë, kryetari i bashkisë së Zagrebit, mik i emisionit. Ju jeni në zemrën tonë shumë të nderuar. Tragjedia ndodhi në Shqipëri por është shumë e rëndësishme për ne që ju po ndani dhimbjen tuaj me ne. Ne jemi te traumatizuar ju e patë videon ka pasur viktima.

Emisioni ‘Shqiptarët për shqiptarët’ ka pasur shumë raste shëndetësore që i ka kryer me sukses, ka dhuruar shtëpi për njerëzit në nevoje në mbarë trojet shqiptare, me mijëra fëmijë jetime ndihmohen. Kjo natë merr shumë vlerë, pasi një vajzë e komunitetit rom vjen sot këtu në Kroaci dhe kryetari i bashkisë së Zagrebit Milan Bandiç është kujdesur personalisht. Sot unë i mbaj mend të gjitha rastet që kemi trajtuar përgjatë emisionit por dy personalitete nuk mund t’i harroj, ai është kryebashkiaku Bandiç dhe futbollisti Luka Modriç i cili u lut për Dianën tonë kur ajo ishte e sëmurë”, tha Naçi gjatë fjalës që mbajti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.