E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nadia,prezantuesja dhe gazetarja e programit “Le Iene” tregon live për  sëmundjen e saj
Publik News

Nadia,prezantuesja dhe gazetarja e programit “Le Iene” tregon live për sëmundjen e saj

Sonila Meco

Me të edhe Nadia, prezantuesja dhe gazetarja e programit, që nga dhjetori i vitit të kaluar mungoi për shkak të një gjendjeje jo të mirë shëndetësore (në fillim të dhjetorit pësoi një gjendje të fikëti në dhomën e hotelit të qytetit ku po realizonte investigimin e radhës).

Askush nuk dinte më gjë për të.
Mbrëmë, me sy të shdritshëm, por vuajtës, tregoi se kish luftuar kancerin këto dy muaj. Me operacion e kemio. Në studio erdh me ca kg mangut, me paruke, me 2 muaj betejë të fortë deri në qelizën e fundit të kancerit, duke u kërkuar kolegëve, publikut, miqve me shumë përulje mos ta trajtonin si të sëmurë. Madje i ftoi të vijonin shakatë e tyre të dikurshme me trupin e gjoksin e saj të vogël, duke shtuar edhe paruken.

Më drodhi Nadia me rrëfimin, se e bëri thjesht, pa kërkuar asgjë në këmbim e veç duke ofruar shembullin e saj për këdo lufton e këdo është pranë atyre që luftojnë.

Shiheni këtë pjesëz programi dhe përjetojeni si ta ndjeni. Përlotuni, çlironi veten, identifikohuni, motivohuni…!
Veç bëjeni thjesht si Nadia, duke vënë zemrën përpara për të kuptuar se askush nuk i di betejat e tjetrit, ndaj ca më zemërgjerë, por gjithkush mund të mësojë nga betejat e tjetrit, ndaj më të vëmendshëm.

Un coro commovente, quasi da stadio, che ha travolto il nostro sito. Tra ringraziamenti, testimonianze, e, come richiesto dalla nostra Toffa, anche prese in giro. Ecco una selezione, per continuare a raccontarci, e dire grazie

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.