E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Naftëtarët e ARMO-s: Fieri voton vetëm PS-në dhe ajo na groposi
Lajme

Naftëtarët e ARMO-s: Fieri voton vetëm PS-në dhe ajo na groposi

Naftëtarët e rafinerisë ARMO në Fier për shkak të falimentit kanë nisur prej ditësh një protestë për shkak të vonesave të rrogave dhe mbylljes së rafinerisë.

Siç janë shprehur dhe vetë disa prej tyre, zhgënjimi është i dyfishtë pasi janë votues të rregulltë të PS-së.

“Kërkojmë puna dhe pagat, asgjë tjetër. Për këto arsye është bllokuar rruga. Ne nuk jemi me protestën e opozitës në 27 janar. Nuk jemi për protestë politike, ne duam bukë. Këtu nuk ka faj kryeministri, por ata ministrat e tjerë.

Arben Ahmetaj të vijë këtu në Fier, jo ta mbajë monopol. Dubai, Kuvajti me cfarë bëhen, nafta çanë bllokadën, shikoni si jemi ne si në Indi këtu. Do të ngujohemi këtu, nuk do të lëvizim.  Ai mori votat tona. Fieri voton vetëm për PS dhe PS-ja na groposi.

Nuk kemi bukë. Ne jemi punonjësit e ARMO-s, ministri tha punonjësit të marrin 110 mijë lekë, por ARMO është gjallë. Në duam drejtësi dhe drejtësinë ta bëjë Edi Rama. Nëse nuk na jepni zgjidhje na shtypni edhe ne me makinë, ne nuk largohemi” mësohet të jenë shprehur naftëtarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.