Naftëtarët protestojnë për bukën e gojës, shefja “krihet” nga tarraca
Naftëtarët e kompanisë “Bankers Petroleum” janë në ditën e 15-të të protestës dhe sot kanë shkuar të revoltuar para zyrave të kompanisë në Fier, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre.
Disa prej protestuesve kanë shkuar me fëmijët, duke theksuar se nëse kërkesat nuk merren parasysh, protesta mund të zhvendoset në Tiranë.
Por ajo që ka nxitur zemërimin e tyre sot ka qenë sjellja e disa drejtuesve të kompanisë. Mes tyre, shefja e Burimeve Njerëzore, e cila u shfaq nga tarraca e zyrës duke pirë cigare, ndërsa vëzhgonte protestuesit.
Nuk dihet ende roli i personit tjetër që shfaqet në pamjet e siguruara, por sjellja e saj ka shkaktuar zemërim tek naftëtarët, të cilët e konsiderojnë të papranueshme indiferentizmin e drejtuesve përballë protestës së tyre.
Naftëtarët kërkojnë vazhdimisht të drejtat e tyre dhe kontrata kolektive, dhe tensioni me drejtuesit e kompanisë duket se po rritet çdo ditë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



