Najada Çomo heq dorë nga mandati i deputetes me apo pa vullnet?!
Shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetes që mori në zgjedhjet e 25 prillit.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama i cili zbuloi se Çomo, ka paraqitur dorëheqjen e saj nga mandati si deputete për të qëndruar pranë ekipit të saj të bluzave të bardha në spitalin Infektiv, për shkak të situatës së krijuar nga varianti ‘Delta’ i Covid-19.
Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon, ajo më kërkori para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deptutes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj kur varianti Delta i virusit arriti të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive.
E falëderoj edhe publikisht siç e falënderova personalisht për këtë shemnbull kuptimoplotë për detyrën ndaj atyre në nevojë, e i them sot faleminderit, e gjithë atyre që deri këtu na kanë nxjerë me kokën lart përballë armikut të padukshëm.
Lufta me armikun e padukshëm s’ka mbaruar, vjeshta e dimri mund të jenë të vështirë sërish”, tha Rama në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës. Por ndryshe nga sa paraqitet shumë media aludojnë se e ka dorëzuar mandatin pas një kërkese nga lart. Qëllimi u arrit sa për propagandë dhe kaq mjaftonte për PS dhe kryeministrin. Burimet të sigurta thonë se një post është caktuar për Najada Como. Priten edhe dorëzime të tjera mandatesh. Luljeta Bozo mund të jete deputetja e radhes qe do ti ‘këtkojë’ Ramës për dorëheqje me ‘vullnet të plotë’ mandatin e deputetes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



