E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nano: Rama duhet të shkojë te psikologu
Lajme

Nano: Rama duhet të shkojë te psikologu

Sfidën e kryeministrit ndaj mediave, në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, analisti Mustafa Nano e sheh si një problem të Ramës me zërat kritikë.

Në një bisedë në studion e lajmeve në TemA TV, Nano u pyet për deklaratën e kryeministrit, i cili dy ditë më parë u shpreh se “ne jemi media më e madhe në Shqipëri. Kemi njëqind e ca mijë njerëz në terren. Të bëhen të gjithë bashkë media nuk na mund dot ne në informimin e punëve që bëjmë”.

Për analistin Nano, kjo tregon frikën e kryeministrit nga mediat dhe zërat kritikë.

“Ky kryeministër ka ca probleme, nuk duron dot zëra kritikë. E gënjen mendja se është babai i kombit. 

Për mua duhet të shkojë te psikologu, sepse nuk shoh si mund të zgjidhet ndryshe ky ankth që ka ai me mediat”, tha ai.

Lidhur me fjalën e mbajtur në Kongresin e PS-së nga bashkëshortja e kryeministrit, Nano u shpreh se këto janë zakone despotike.

“Ai tani ka filluar ta ngjyrosë familjarisht. Nuk shoh arsye pse duhet të dimë emrin e djalit të kryeministrit. 

Këto janë zakone despotike, siç janë bërë publike emrat e fëmijëve të Enver Hoxhës. 

Nuk shoh arsye pse në kongres të mbajë fjalë zonja e Ramës. Nuk ka tagër, nuk është anëtare. 

Pse nuk më ftojnë mua të mbaj fjalë atje. Nuk e kuptoj pse nuk ka një që brenda PS-së që ta qortojë këtë qasje”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.