E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nasipi i kërkon votën me sms  përgjigjet qytetari: Më ikën vota dëm dhe Berati nuk ngelet pa dhallë se ngordhi një dhi në Velabisht
Publik News

Nasipi i kërkon votën me sms përgjigjet qytetari: Më ikën vota dëm dhe Berati nuk ngelet pa dhallë se ngordhi një dhi në Velabisht

Nasip Naço nis fushatën, kërkon vota me SMS për Partinë Socialiste. Ja si i përgjigjet militanti i LSI: Nuk mbetet Berati pa dhallë se ngordhi një dhi në…

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit, Nasip Naço u ka dërguar mesazh qytetarëve atje duke kërkuar votën në zgjedhjet e 25 qershorit.

Nëpërmjet një sms-je, Naço shkruan se: “I larguar nga eksperimentet e dështuara politike të LSI, kërkoj mbështetje tuaj për të votuar si kandidat me Nr.4 të Partisë Socialiste”.

Në përgjigje, një qytetar i shkruan: “Meqenëse më ke shkruar dy herë, po të përgjigjem dy herë Jo shoqëruar me dy arsye. Të kam mbështetur disa herë kur ke qenë i pari në lista ndërsa të votoj për të katërtin më ikën vota dëm. 2 Berati nuk ngelet pa dhallë se ngordhi një dhi në Velabisht”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.