Navalny thirrje rusëve për protesta të përditshme: Mos u bëni një komb i frikësuar!
Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka bërë thirrje për demonstrata të përditshme në Rusi kundër vendimit të Putinit për të pushtuar Ukrainën.
Përmes disa postimeve në Twitter, Navalny, i bën thirrje qytetarëve që mos të kthehen në një komb të frikësuar dhe të heshtur, të dëshmojnë se rusët janë një komb që duan paqe.
“Ne – Rusia – duam të jemi një komb i paqes. Mjerisht, pak njerëz do të na quajnë kështu tani,” shkruan Navalny, nga burgu i sigurisë maksimale në lindje të Moskës ku është i burgosur.
Rusët duhet “të paktën të mos bëhen një komb njerëzish të frikësuar të heshtur” që “bëjnë sikur nuk e vënë re luftën”. Është dekada e tretë e shekullit të 21-të dhe ne po shikojmë lajme rreth njerëzve që digjen në tanke dhe shtëpi të bombarduara. Ne po shikojmë kërcënimet reale për të nisur një luftë bërthamore në televizorët tanë”, thekson Navalny.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



