E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet moderatorja Bora Zemani me aktorin e humorit Donald Veshaj
Publik News

Ndahet moderatorja Bora Zemani me aktorin e humorit Donald Veshaj

Zemani dhe Veshaj   janë ndarë përfundimisht, jo vetëm nga jeta reale, por edhe ajo virtuale në rrjetet sociale.

Në fillimet e tyre ata u konsideruan një nga çiftet më të përfolura, sepse ishin më shumë kolegë që shkojnë mirë në televizion, sesa të dashur.  Bora e  theu heshtjen duke publikuar foton e parë të tyre si çift nga bregdeti i Jugut, ku dhe celebruan kështu publikisht këtë histori dashurie të lindur në televizion.

Publikisht marrëdhënien e tyre të dashurisë, Bora  zgjodhi ta mbulonte fytyrën e tij me një emoji, ndonëse dukej qartazi se ishte ai, duke shkruar: “Me këtë çunin, identitetin e tij nuk dua ta zbuloj”. Ata vazhdonin e informonin ndjekësit me postimet e tyre, deri në momentin kur erdhi ndarja.

Ndërkohë, në fotot e ripostuara nga Donaldi në llogarinë e tij në “Instagram”, moderatori i jepte një “përgjigje” Borës, duke zgjedhur imazhin e dytë. Kjo ishte lëvizja e parë me foto, pas një deklarate të Borës në lidhje me rëndësinë që kishte Donaldi në jetën e saj. E tashmë të gjitha këto foto që ndërtonin ditarin e dashurisë së tyre, i kanë zhdukur.

KUR MENDONIN SE DO KALONIN JETËN BASHKË

Por ndarja vjen pas disa rrëfimeve të ish-çiftit se ata e donin aq shumë njëritjetrin sa do ta kalonin jetën bashkë. Gjatë një interviste të zhvilluar vitin e kaluar, Bora Zemani deklaroi se Donaldi ishte dashuria e jetës së saj. Por më vonë patën disa mosmarrëveshje dhe madje i fshinë të gjitha fotot çift që kishin postuar në rrjetet e tyre sociale. Më pas, e ftuar të ”Shiko kush luan”, Bora tregoi se jo vetëm e kishte rregulluar marrëdhënien, por ishte e bindur se Donaldi është zgjedhuri i saj. Ajo u bë pjesë e lojërave, sfidave të ndryshme, si dhe iu përgjigj pyetjeve pikante për të rrëmbyer sa më shumë pikë për skuadrën e saj. Një ndër pyetjet lidhej me jetën e saj private: “A është Donaldi përputhja jote, pra dashuria e jetës tënde?”.

lPa hezituar, moderatorja u përgjigj: “Po, sigurisht!”. Ndërkohë, Donald Veshaj nga ana e tij tregoi se di si ta bëjë të lumtur Bora Zemanin dhe së fundmi ka realizuar një portret shumë të bukur të moderatores.

Kujtojmë që çifti janë bashkë prej gati tre vitesh dhe ndonëse në fillim preferuan ta ruanin larg publikut lidhjen e tyre, tani nuk i kursejnë deklaratat e dashurisë. Gjatë kësaj periudhe, ata kanë pasur ndarje të shkurtra, por që i kanë superuar duke e kaluar lidhjen në tjetër nivel. Së fundi, moderatorja e ‘Për’puthen” u bë qendër e lajmeve rozë dhe postimeve në “Instagram”. Shkak për këtë u bënë disa biseda, ku sipas komentuesve të ndryshëm, Bora i ka kërkuar një personi të saj të njohur të mbyllë një profil në “Instagram”.

Në “screenshoot”-et e postuara, Zemani shprehej se personi në fjalë po i prish punë produksionit të “Për’puthen” duke zbuluar të shkuarën e konkurrentëve. Mirëpo, në një reagim në “Instagram”, Bora ka treguar se e gjitha kjo është manipulim dhe mesazhet ishin false. Këtë sezon televiziv Bora Zemanin e shohim në drejtimin e “Për’puthen” në “Top Channel”, ndërkohë që së fundmi u rikonfirmua romanca me Donald Veshajn, i cili po ashtu përmendej në mesazhet private të “Instagram”-it, por të cilat ajo mohoi të ishin të sajat. BORA DHE DONALDI, HISTORIA E KOLEGËVE QË U BËNË TË DASHUR Kanë kaluar gati tre vjet që kur moderatorja Bora Zemani filloi të shoqërohej me një nga vëllezërit binjakë të spektaklit të humorit “Al Pazar”, Donald Veshaj.

Vëllai misterioz dhe i diplomuar për pikturë i Romeo Veshajt nuk e fsheh tashmë lidhjen me Borën, të cilën e kishte edhe kolege në projektin televiziv “Treshat”, pjesë e të cilit ishte edhe Romeo. Bora është një mami e lumtur e djalit të saj Arbor nga martesa me DJ Vin Velin, ndërkohë që Donaldi është beqar dhe tashmë ata e shohin njëritjetrin si një familje, pasi kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë. Kështu, pas fotove që Bora postonte nga shtëpia e Donaldit në Vlorë, erdhën fotot e pushimeve të tyre në Jug, ku Bora shfaqej në fillim me gërshetat ngjyra-ngjyra. Me shumë gjasa i bëri posaçërisht kur vendosi të deklarohej si e dashura e piktorit, Donald, i cili në ekran njihet si aktor humori.

Prezantuesja, e cila i dha fund lidhjes disavjeçare me Dj Vin Velin, vendosi ta konfirmonte deri diku historinë e re të dashurisë në emision. Prej muajsh përflitej se ajo dhe aktori ishin në një lidhje, por në fillim u komentua si një thashethem i radhës.

Bora, Donaldi dhe Romeo ishin të ftuar në “Tring Stars” për të folur për projektin e ri që i bëri bashkë në televizion e teksa zbuluan shumë rreth emisionit të tyre, gjatë intervistës ranë në sy ngacmimet që Donaldi i bënte Borës. Fillimisht, Donaldi i përmendi Borës këmbët e lyera me krem shkëlqyes dhe moderatorja i bashkoi këmbët e saj. Ndërsa Romeo i bëri shumë komplimente ‘kunatës’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.