E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta, aktori Fuat Boçi
Publik News

Ndahet nga jeta, aktori Fuat Boçi

Aktori i mirënjohur Fuat Boçi nuk jeton më. Mësohet se aktori ka ndërruar jetë sot, në moshën 89 vjeçare.

Fuat Boçi u lind në Voshtinë në vitin 1931. Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri. Nga elektriçist e kinomekanik, ai u bë artist. Mbaroi shkollën e mesme të aktrimit pa shkëputje nga puna, në të mirnjohurën “Jordan Misja”.

Fuat Boçi ka marrë pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Aktrimi i tij shquhet për lirshmërinë , karakterizimet e holla të personazheve, hijeshi, sjelljet plot nur, mimikën komike, gjestet shprehëse. Në rolet e tij ai ka përdorur me mjeshtëri nuancimet gjuhësore krahinore duke sjellë në skenë tipa fshatarësh të zgjuar, njerëz hileqar apo dembel, zyrtarë të korruptuar dhe pseudointelektualë.

Nga artist amator arriti majat e larta si profesionist në teatrin “Bylis” të Fierit. Për punë të shquar e talent të spikatur në role e karaktere është nderuar me keto çmime:

Medalja e Punës

Medalja “Naim Frashëri”

Urdhëri “Naimi Frashëri” i klasit të dytë.

Artist i Merituar

Qytetar Nderi i Fierit

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.