E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së
Lajme

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka bërë sot publik lajmin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Idriz Xhomara. Ky i fundit duket se vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Siç shkruan Çupi, ish-deputeti Xhomara ka dhënë një kontribut të madh për zhvillimin dhe demokratizimin e Matiti.

Mesazhi i deputetes së PD-së:

Një ikje e parakohshme, një largim që lë pas shumë dhimbje por edhe vlera.

Sot mora lajmin e hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-deputetit Idriz Xhomara, i cili lë pas një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e demokratizimin e Matit. Deputeti i përballjeve të drejtpërdrejta dhe i guximit Idriz Xhomara sot nuk është më mes nesh, pasi një sëmundje e papritur i mori jetën në moshën 68 vjecare.

Përcjell ngushëllimet e mia familjarëve, gruas dhe fëmijëve për këtë humbje . Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar.

Me ndarjen nga jeta të Idriz Xhomarës PD Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme por që na le detyren për t’i vijuar.

Ngushëllime.

U prehsh në paqe koleg i nderuar.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.