E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta manjati i industrisë së makinave, Ford dhe Krajsler
Bota

Ndahet nga jeta manjati i industrisë së makinave, Ford dhe Krajsler

Lee Iacocca, shefi ekzekutiv i kompanisë Ford dhe më pas i Krajslerit apo siç njihej ndryshe mjeshtri i tregtimit të makinave, vdiq në Bel Air të Kalifornisë në moshën 94 vjeçare.

Dy ish-drejtuesit e Chrysler-it që punuan me të, Bud Liebler, ish-zëdhënës i kompanisë dhe Bob Lutz, ish-kreu i zyrës së prodhimit, thanë se u njoftuan për vdekjen e tij të martën nga një bashkëpunëtor i ngushtë i familjes.

 

 

5

Në karrierën e tij 32 vjeçare në krye të kompanisë Ford dhe më pas të Krajslerit Lee Iacocca, ndihmoi duke i bërë automjet ndër produktet më të shitur dhe më të rëndësishëm në Detroit, përfshirë mini-furgonët, makinat Krajsler K dhe Ford Escort. Ai gjithashtu fliste hapur kundër atyre që i cilësonte praktika të padrejta tregtare nga prodhuesit japonezë të automjeteve.

Lee Iacocca, që rridhte nga një familje emigrantësh italianë, arriti nivelin e famës së manjatëve të tregtisë së makinave. Gjatë kulmit të popullaritetit të tij në vitet ’80, ai u bë i famshëm për reklamën e tij televizive me sloganin tërheqës: “Nëse mund të gjeni një makinë më të mirë, blijeni!”. Ai ishte autor i dy librave më të shitur në Amerikë dhe emri i tij është përfolur si kandidat për president.

Por Lee Iacocca do të kujtohet më shumë si shefi ekzekutiv i Krajsler-it, që fliste hapur duke pirë puro, duke sjellë ndryshime të mëdha në korporatë.

Gjatë viteve të fundit ai po luftonte me sëmundjen e Parkinsonit, por sipas zotit Liebler nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e tij./VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.