E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta para kohe nga një sëmundje e rëndë Hueyda El Sayed
Lajme

Ndahet nga jeta para kohe nga një sëmundje e rëndë Hueyda El Sayed

Ndahet nga jeta në moshën 46 vjecare artisja e njohur shqiptare Hueyda El Sayed.

pMesohet se artistja shqiptare, e cila prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Artistja e cila la pas nje femije te vogel nderroi jete ne nje spital ne Luksemburg.

Hueyda El Sayed ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj ka qenë nga Sudani.

El Saied mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk mundi ta fitonte betejën.

Gabriel është djali i parë i Hyedës, i cili lindi më 11 Janar 2015 nga lidhja e saj me francezin Michael Tamisier me të cilin u nda në vitin 2017. Me të Hueyda ishte rreth 5 vite që e njihte dhe 3 vite që bashkëjetonte. Ndarja e tyre u komentua gjatë ne media pasi ishte vetë Hueyda që deklaroi se ai e kishte tradhtuar.

Fill pas ndarjes së saj me partnerin francez, Hueyda u takua me Tiery Grosjean, mik i saj prej disa kohësh në Luksemburg ku ajo i tregonte atij dhimbjen që i kishte shkaktuar lidhja me ish-partnerin e saj, Michael. Në atë kohë Tiery i deklaroi asaj dashurinë që ai kishte prej 5 vitesh për të dhe ky do të ishte një moment shumë i rëndësishëm në jetën e Hueydës.

Ajo u dashurua me Tiery dhe ndërtuan së bashku një jetë të re në Luksemburg. Hueyda punonte në një bankë në Luksemburg.

Por pse personazhi i saj ishte aq i pëlqyer dhe çfarë e bënte Hueydën kaq të veçantë në sytë e publikut?

Ajo ishte e multitalentuar dhe me një buzëqeshje që nuk e hiqte kurrë nga portreti i saj vital. Plot energji pozitive ajo rrëfente gjithë emocion historinë speciale të jetës së saj në të gjitha studiot televizive ku ishte e ftuar. Ajo që e bënte padyshim këdo ta dëgjonte me ëndje teksa fliste, ishte mënyra si i përshkronte ngjarjet. Ajo rrëfente plot krenari faktin se kishte origjinë treçerek sudaneze dhe çerek shqiptare.

E ftuar në një emision televiziv ca kohë më parë ajo rrëfeu dhe ca anë të errëta të historisë së familjes dhe si ishin vendosur në Shqipëri.

“Që t’iua them një herë e përgjithmonë meqë nuk e dini, stërgjyshi im ka qenë peshkatar dhe ka ardhur nga Sudani në Durrës, ku njohu një grua të re që vinte nga Turqia”.

Më tej, tregoi me lot në sy një skandal në kohën e komunizmit, që e ka ndarë me të atin në moshën 3-vjeçare për 16 vjet. Sipas saj, në atë kohë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, i vardisej të ëmës së Hueyda, deri sa e ka ndarë nga i shoqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.