E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndalimi i skuterave, parodi! Kompania ‘Binbin’ vijon punën
Lajme

Ndalimi i skuterave, parodi! Kompania ‘Binbin’ vijon punën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj aksionit të policisë për bllokimin e skuterëve dhe motorëve elektrikë në disa zona të vendit, duke e cilësuar këtë një veprim të motivuar politikisht dhe të pabazuar në realitetin urban.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e ka quajtur aksionin si një “aksion fake” të narko-policisë, duke akuzuar autoritetet se po pengojnë qytetarët që përdorin mjete elektrike për të lëvizur drejt punës, sidomos në kushtet e trafikut të rënduar në Tiranë.

Ai ka publikuar edhe një video ku shfaqet një automjet i kompanisë “Binbin”, që operon me skuterë elektrikë të shpërndarë në bashki. Sipas Berishës, kompania ka vijuar normalisht aktivitetin gjatë natës, duke ndërruar bateritë e mjeteve dhe duke i rikthyer ato në përdorim në rrugë, pavarësisht ndërhyrjes së policisë më herët gjatë ditës.

“Parodi me patinat”, – e quan Berisha situatën, duke theksuar se ndërsa qytetarët ndalohen e penalizohen për përdorimin e skuterëve elektrikë, kompania e lidhur me bashkinë nuk preket nga askush dhe vijon aktivitetin pa ndërprerje.

Ky reagim vjen në një kohë kur qytetarët në Tiranë dhe qytete të tjera po përballen me kufizime të reja për mjetet elektrike të lëvizjes, për të cilat autoritetet thonë se po ndërhyjnë për shkak të mungesës së rregullave të qarta për qarkullimin dhe sigurinë në rrugë.

Postimi i plotë:

Parodia me patinat!

Dje dhe sot narko-policia vazhdon aksionin për të bllokuar patinat dhe motorrat elektrik qytetarëve që i përdorin për të kapur punën pasi trafiku i Tiranës është kthyer në tmerr, kompania “binbin” e skuterave të bashkisë mbrëmë ka vazhduar punën duke i ndërruar bateritë dhe për t’i nxjerr në terren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.