E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndalohet në Rinas Jamarbër Malltezi.
Lajme

Ndalohet në Rinas Jamarbër Malltezi.

Është ndaluar mbrëmjen e sotme  (21 tetor) në Rinas Jamarbër Malltezi.

Arrestimi i dhëndrit të ish-kryeminstrit Sali Berisha është bërë teksa ai kthehej nga një vend i BE.

Mesohet se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Ndërkohë, Sali Berisha ka njoftuar mbrëmjen e sotme një konferencë urgjente në orën 21:00, në selinë e PD.

Mbrëmjen e sotme është arrestuar në aeroportin e Rinasit dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi lidhuar me privatizimin ish klubit sportiv “Partizani”.

Padia në SPAK për këtë çështje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.

Urdhërarresti është lëshuar nga SPAK për Jamarber Malltezin dhe është dhënë masa detyrim paraqitje për Sali Berishën.

Ndërkohë ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një konferencë të pazakonte sonte në orën 21.00 të mbrëmjes.

Vetëm para pak ditësh ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë sërish sinjale se dita kur djali dhe dhëndri i tij të përballen me akuza penale nuk do të jetë e largët.

Ai në një emision dhe sulmoi fort prokurorët e SPAK, veçanërisht prokuroren që po heton aferën me kompleksin “Partizani”, aty ku është zhytur dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi.

Berisha sulmoi fort prokuroren Enkeleda Millonai, e cila duket se ka qepur letrat dhe dosja mund të trondisë familjen e Berishës.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje në dorë të Prokurorisë së Posaçme që po hetohet heton për pastrim parash.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa që është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, por është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë 17 kulla në Rrugën “Frosina Plaku”, tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.