E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndarja e Kosovës, Berlini i zhgënjyer nga roli dhe loja e Mogherinit dhe komisionierit Hahn!
Bota

Ndarja e Kosovës, Berlini i zhgënjyer nga roli dhe loja e Mogherinit dhe komisionierit Hahn!

Milan Milan Nic, ekspert i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) dhe i ngarkuar për studime në Qendrën Robert Bosch për Europën Qendore dhe Lindore, në një intervistë interesante të dhënë për DW, seksioni shqip, për herë të parë ka zbuluar edhe rolin e ministres së Jashtme të BE-së Mogherini dhe komisionierit Hahn, në lojën që është hapur për ndarjen e Kosovës.

Nic, i cili po kryeson një fushatë ekspertize për Ballkanin Perëndimor ka zbuluar, se Berlini zyrtar është mjaft i zhgënjyer dhe i shqetësuar nga roli që kanë marrë përsipër dy zyrtarët e lartë të BE-së, Hahn dhe Mogherini, duke inkurajuar presidentët Vuçiç dhe Thaçi në rrugën e rrezikshme që kanë nisur.

“Më duhet të shtoj se Berlini është gjithashtu i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur kohët e fundit komisionieri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Mogherini dhe presidenca austriake, duke e inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës të ecin në këtë rrugë. Ata thanë se një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës është më e rëndësishme se detajet, pra, kufijtë. Por ky nuk ishte qëndrimi i unifikuar i BE-së. Ata thjesht prezantuan vijën diplomatike të Austrisë e jo atë të presidencës”, ka deklaruar ai për DW.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.