E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, kreu i PD Lulzim Basha anulon fushatën elektorale në Fier
Publik News

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, kreu i PD Lulzim Basha anulon fushatën elektorale në Fier

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka anuluar axhendën e ditës së sotme të fushatës elektorale në qytetin e Fierit.

 

 

Vendimi  i Bashës ka ardhur në shenjë nderimi për ndarjen nga jeta të parakohshme të socialistit Bashkim Fino, i cili gjithashtu ishte deputeti i qarkut të Fierit.
Mësohet se kryedemokrati i cili do të zhvillonte një takim elektoral në Fier këtë të hënë, është kthyer nga rruga duke e anuluar aktivitetin e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithashtu, kryetari i Partisë Demokratike të Fierit Luan Baçi, në një postim në rrjetet sociale shkruan se sot, do të respektohet dita e zisë kombëtare në nder të deputetit Bashkim Fino.

Kujtojmë që më herët edhe kryeministri Edi Rama njoftoi anulimin e fushatës elektorale të PS-së këtë të hënë ndërsa më vonë Qeveria e shpalli 29 marsin ditë zie kombëtare në nder të deputetit të ndjerë, që humbi jetën pas betejës me koronavirusin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.