E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndau një çift! Historia e mbretëreshës së re të Britanisë
Flash

Ndau një çift! Historia e mbretëreshës së re të Britanisë

Camila u kurorëzua sot si Mbretëresha e re e Britanisë në Westminster Abbey, duke marrë një rol të ri dhe më të spikatur përkrah mbretit Charles III.

Ajo ishte gjithmonë e pranishme në krah të tij. Camilla është dashuria e jetës së tij, si dhe një këshilltare dhe e besuar prej dekadash.

Që kur u martua me Charles në vitin 2005, Camila ka kontribuar shumë si një anëtare e familjes mbretërore, duke mbështetur burrin e saj dhe duke përkrahur bamirësi që ndihmojnë gratë dhe fëmijët. Por disa në Britani e kanë të vështirë të harrojnë, ose të falin, lidhjen e gjatë jashtëmartesore të çiftit dhe dhimbjen që i shkaktoi gruas së parë të Charles, Dianës, Princeshës së Uellsit.

Megjithatë, me aftësinë e saj, Camilla u bë shpejt një anëtare për familjen mbretërore dhe qeverinë britanike pasi u martua me Charles në 2005.

Ajo përcaktoi rolin e saj mbretëror, duke përkrahur kauza, të tilla si arsimimi i fëmijëve, mbështetja e viktimave të dhunës në familje dhe rritja e ndërgjegjësimit rreth osteoporozës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.