E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Nder i Kombit dhe i skenës shqiptare’, zbulohet dhurata e Metës për 80-vjetorin e Reshat Arbanës
Politikë

‘Nder i Kombit dhe i skenës shqiptare’, zbulohet dhurata e Metës për 80-vjetorin e Reshat Arbanës

Përmes një shënimi në facebook, Kreu i Shtetit thotë se mjeshtri i papërsëritshëm i aktrimit e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

Po ashtu Presidenti thotë se “për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera”, ndërsa thekson se “me padurim presim ta rishohim në role të reja”.

Urimi i plotë:

Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes!

Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke  kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

Me padurim presim ta rishohim në role të reja!

Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera!

lule

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.