Ndërroi jetë sot në gjykatë, profesori ishte kallëzuar nga ish-bashkëjetuesja për dhunë
Personi që ndërroi jetë sot në Gjykatën Penale, është profesori Ilia Drini, i cili ishte në një proces gjyqësor, pasi ishte kallëzuar që në vitin 2020 nga ish-bashkëjetuesja e tij.
Viktima sot do të duhej të takohej me avokatin e tij për datën e gjyqit, ndërsa krejt papritur u ndjek keq dhe ndërroi jetë. Në dosje thuhet se ish-partnerja madje nga dhuna dhe presioni ka tentuar që të vriste veten.
“Bashkëjetuesja e kishte kallëzuar. Ajo u detyrua që të bëhej ky kallëzim. Ishin intriga. Zonjës i bënin familjarët presion.”, tha avokati i profesorit që ndërroi jetë, Ndue Pjetra.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



