Ndërron jetë Kryetari i Dhomës së Avokatëve në Berat, Agron Mahmutaj
Agron Mahmutaj, Kryetari i Dhomës së Avokatëve në Berat, nuk jeton më. Ai është ndarë nga jeta sot si pasojë e infektimit me Covid-19.
Prej javësh 51-vjeçari ishte infektuar me Covid-19. Bëhet me dije se ai prej 2 javësh ishte i intubuar në Spitalin Infektiv në Tiranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.
Agron Mahmutaj ka qënë një nga eksponentën e parë dhe pjesë e strukturave drejtuese të PD-së Berat pas viteve ’90, për vite me radhë deri në vitin 2014. Ai ka qënë Drejtor i Burgut të Beratit, ndërsa në vitin 2017 është zgjedhur Kryetar i Dhomës së Avokatëve të Beratit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



