Ndërron jetë në avion ish-ministri i PD, Bashkim Kopliku! I
Ish-zv/ kryeministri dhe ministri i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike, Bashkim Kopliku është ndarë mbrëmjen e sotme nga jeta, për shkak të komplikacioneve nga COVID19.
Kopliku, 77 vjeç me profesion inxhinier elektronik, ka qenë dy herë deputet në parlamentin e Shqipërisë, ndërsa, që prej vitit 1997, ai u largua nga politika, por qëndroi aktiv në media dhe shtypin e shkruar.
Kopliku ishte shtruar prej ditësh në spitalin e Durrësit, ndërsa gjendja e tij ishte rënduar. Kopliku u vu në intubim nga mjekët, ndërsa familja vendosi ta dërgonte për mjekim në Itali.
Gjatë rrugës për në Itali, Kopliku ka ndërruar jetë në avion, duke mos mundur të përfundojë udhëtimin ku priste të përmirësohej.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



