E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë pacienti që u hodh dje nga dritarja e spitalit infektiv
Publik News

Ndërron jetë pacienti që u hodh dje nga dritarja e spitalit infektiv

Ka ndërruar jetë 69-vjeçari, i cili u vetëhodh nga kati i 3-të i Infektivit ditën e djeshme.

Bëhet me dije se Reshat Grendi, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, raporton ‘ballkan web’.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ku 69-vjeçari u hodh nga kati i 3-të për t’i dhënë kështu fund jetës. Ai ishte i shtruar tek Infektivi, pasi ishte i prekur nga Covid-19 dhe ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.

Kujtojmë që dhe tre pacientë të tjerë i kanë dhënë fund jetës në këtë mënyrë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Në datën 1 nëntor i dha fund jetës Preng Gjonaj 52 vjeç, në datën 2 shtator, Hasan Mira, 65 vjeç, ndërsa në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës po në të njëjtën mënyrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.