E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërtuan pa leje në pronën publike, gjobë 20 milionë lekë dhe ndjekje penale për 3 persona në Durrës
Publik News

Ndërtuan pa leje në pronën publike, gjobë 20 milionë lekë dhe ndjekje penale për 3 persona në Durrës

IKMT shemb objektin e ndertuar pa leje ne Durres

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 persona, të cilët kanë ndërtuar pa leje në një pronë publike në fhstain Rinia në Durrës.

Bëhet me dije se janë proceduar penalisht dhe janë gjobitur me 20 milionë lekë të vjetra gjobë A. Sh., 28 vjeç, A. M., 41 vjeç dhe A. M., 31 vjeç.

Gjithashtu policia në bashkëpunim me IKMT ka shembur objektin e ndërtuar pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore, zbatimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje.

Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare, nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Evidentohet në fshatin Rinia, një rast i zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje.

Procedohen penalisht 3 shtetas.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, në fshatin Rinia, kanë konstatuar një ndërtim të paligjshëm (rikonstruksion të lëvizshëm), në një sipërfaqe toke, pronë publike plazh.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 28 vjeç, A. M., 41 vjeç dhe A. M., 31 vjeç.

Gjithashtu, në bashkëpunim me IKMT-në, u shemb objekti i ndërtuar pa leje dhe u vendos masë administrative 20 milionë lekë të vjetra.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.