E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndihmëssekretari amerikan, takim në SPAK me Altin Dumanin
Lajme

Ndihmëssekretari amerikan, takim në SPAK me Altin Dumanin

Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, po zhvillon një takim në SPAK me kreun e kësaj strukture, Altin Dumani.

Robinson ndodhet në Tiranë që prej datës 18 mars dhe do të jetë në Shqipëri deri më 20 mars.

Në agjendën e tij përfshihet një takim me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të organeve kundër trafikut të drogës dhe të drejtësisë.

Fokusi i vizitës është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin dhe sundimin e ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Pas vizitës në Tiranë do të kryejë edhe një vizitë në datat 20-22 mars në Prishtinë ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.