‘Ndizet’ nata në Vlorë: u vihet zjarri tre makinave në Ujin e Ftohtë
Shkrumbohen tre makina në Ujin e Ftohtë, Vlorë
Tre makinave u është vënë zjarri në Ujin e Ftohtë, Vlorë. Djegia ka ndodhur gjatë natës. Njera prej tyre ishte Audi 3, tjetra “Smart” dhe e treta “Land Rover”
Policia ka dyshime të forta se zjarrvënia ishte e qëllimshme.
Nuk jepet ende arsyeja dhe kush janë pronarët e këtyre makinave.
Është e disata herë që në qytetin e Vlorës u vihet zjarri automjeteve në mënyrë të qëllimshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



