Ndoc Maçaj, autori i dyshuar i vrasjes së 61-vjeçarit vetëdorëzohet
Policia e Shkodrës ka arrestuar sot Ndoc Maçajn, i dyshuar si autor i vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni, ngjarje e ndodhur rreth orës 20:00 dje, në fshatin Abat të Shalës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se Maçaj ka qëlluar me armë zjarri viktimën, ndërsa motivet e krimit mbeten ende të paqarta. Pas krimit, shërbimet e policisë organizuan një operacion në terren që sot çoi në prangosjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar provat ligjore në lidhje me autorin e dyshuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



