E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndodh mrekullia me djalin e biznesmenit, Klajdi është gjallë
Publik News

Ndodh mrekullia me djalin e biznesmenit, Klajdi është gjallë

Një mrekulli e vërtetë. Kështu mund të konsiderohet shpëtimi i Klajdi Qatos, djali i pronarit të hotelit që u shemb në plazhin e Shkembit të Kavajës.

25 vjecari ishte zënën nën rrënoja nga grumbullimi i betonit bashkë me gjyshin dhe gjyshën.

E para që doli gjallë ishte gjyshja e Klajdit, shëndoshe e mirë me dëmtime jo të mëdha.

Pak orë më vonë u nxorr edhe gjyshi i Klajdit, i cili fillimisht ishte në jetë por duket se nuk e përballoi dot faktin që nën rrënoja ishte ende nipi i tij, dhe vdiq në duart e familjareve të vet.

Por kërkimet e mundishme dhe plot shpresë të familjes dhe emergjencave për të gjetur të gjallë Klajdin, 25 vjeçar kanë rezultuar me fat.

Djali dha shenja jeta rreth orës 12:00 dhe po nxirret nga ekipet e shpetimit mes brohoritjeve të një numri të madh banorësh që prisnin me ankth lajmin për gjëndjen e tij, shkruan vizion plus.

Ai është djali i Arben Qatos, pronar i hoteli “Palma”  që u shemb i tëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.