E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje të shefave të komisariateve nga Elbasani në Sarandë (EMRAT)
Lajme

Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje të shefave të komisariateve nga Elbasani në Sarandë (EMRAT)

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit. Në kuadër të një riorganizimi prej dy ditësh janë duke u bërë një sërë lëvizjes në komisariate, nivel drejtorie por edhe në policinë e kryeqytetit.

Sipas “BalkanWeb” ndryshime janë bërë në komisariatet Elbasan, Durrës, Fier, Burrel, Vlorë etj.
policia-e-shtetitKonkretisht Ylli Doda do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Durrës, ndërsa Arjan Doda Nëndrejtor i policisë së Qarkut Durrës.

Vullnet Sila shkon shef komisariati në Elbasan; Edmond Meshini shef i komisariatit numër 3 në Tiranë. Edvin Ndreu pritet që të marrë emërimin si nëndrejtor krimesh në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Po kështu Henigert Mitri, i cili ishte shef komisariati në Burrel, shkon shef Komisariati në Fier. Në Burrel ndërkohë shkon shef Ilirjan Demaj. Ndryshim i rëndësishëm është bërë dhe në Vlorë, ku Artur Selimi, ish-shef komisariati në Fier emërohet nëndrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Gjithashtu pritet që Gentian Berberi të emërohet nëndrejtor i Policisë së Qarkut Vlorë. Eduard Sulejmani do të marrë drejtimin e Komisariatit Vlorë dhe Syrja Bello vjen në krye të komisariatit Sarandë. Më herët ka pasur ndryshime të tjera në qarqe. Kujtojmë këtu dhe largimin e shefit të komisariatit të policisë Shkodër pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali./BalkanWeb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.