Ndryshime në qeveri, zbardhen lëvizjet e fundit
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa vendime që sjellin ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar, veçanërisht në nivelet e zëvendësministrave.
Mësohet se Miriam Shyti është emëruar në detyrën e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke zëvendësuar Endrit Yzeirajn, i cili është liruar nga kjo detyrë.
Ndërkohë, Yzeiraj është emëruar në një post të ri si zëvendësministër i Financave.
Po ashtu, është bërë me dije se Erjona Bejleri, e cila mbante detyrën e zëvendësministres së Financave, është liruar nga kjo pozicion.
Këto lëvizje vijnë në kuadër të një riorganizimi të brendshëm dhe pritet të reflektohen në funksionimin e institucioneve përkatëse në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



