E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshime në Qeveri, zbardhen lëvizjet e fundit të Ramës
Lajme

Ndryshime në Qeveri, zbardhen lëvizjet e fundit të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka kryer sot disa ndryshime në nivelin e zëvendësministrave. Pas një pauze dyjavore, qeveria u mblodh nën drejtimin e tij dhe publikoi vendimet e reja.

Sipas këtyre vendimeve, Entela Ramosaçaj nuk do të vijojë më detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në vend të saj është caktuar Oltjon Muzaka, i cili më herët ka drejtuar AZHBR-në gjatë periudhës kur Ministria e Bujqësisë drejtohej nga Frida Krifca. Muzaka u largua nga kjo strukturë në vitin 2024, ndërsa AZHBR ka qenë shpesh në qendër të kritikave për menaxhimin e fondeve IPARD.

Përveç këtyre ndryshimeve, janë bërë edhe disa riformatime detyrash që lidhen me emërtimet e reja të ministrive, të cilat u ndryshuan në muajin shtator. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është shndërruar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tani mban emrin Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Këto ristrukturime kanë sjellë vetëm rishpërndarje formale të titujve të zëvendësministrave, pa lëvizje funksionale nga postet e tyre.

Ndryshimet e miratuara janë si më poshtë:

– Ina Majko largohet nga detyra si zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Denada Seferi kalon nga posti i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në atë të zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Enkelejd Musabelliu lirohet nga detyra në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Olta Manjani bëhet pjesë e ministrisë me emërtimin e ri, duke u emëruar zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Blerta Rama gjithashtu vijon detyrën në strukturën e re si zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.