Teksa pritet që nga momenti në moment të votohen Ndryshimet Kushtetuese, Kujtim Gjuzi i opozitës parlamentare është çuar në foltore dhe ka deklaruar votën kundër duke braktisur menjëherë seancën.
“Zoti kryetar, fleta e votimit është shpërndarë tani te të gjithë kolegët deputetë. Ky është një mashtrim, një kontroll i votës. E ke listën e falsifikuar aty ndaj në këtë koncept Kujtim Gjuzi e deklaron votën kundër se ka katër firma të falsifikuara në 28-shen e deputetëve. Prandaj unë do e braktis këtë Parlament se nuk mund të lejoj të falsifikohen zgjedhjet e 2021-shit në Parlament”, tha Gjuzi.
“Rrugë të mbarë”, i ‘uroi’ ndërkaq Gramoz Ruçi.



