E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshimet në Kodin Rrugor, shpërthen Braçe: Largoni nga rruga vrasësit
Lajme

Ndryshimet në Kodin Rrugor, shpërthen Braçe: Largoni nga rruga vrasësit

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja në Kodin Rrugor, duke theksuar se këto masa synojnë rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Në qëndrimin e tij publik, Braçe nënvizon se ndryshimet ligjore janë të orientuara drejt mbrojtjes së jetës së qytetarëve, si për drejtuesit e mjeteve, ashtu edhe për këmbësorët dhe pasagjerët. Ai thekson se një ndër objektivat kryesore është largimi nga qarkullimi i drejtuesve problematikë, të cilët sipas tij kanë qenë shpesh të toleruar nga strukturat e rendit.

Deputeti i bën gjithashtu thirrje Policisë së Shtetit që të zbatojë me rigorozitet rregullat e reja, duke shmangur çdo abuzim gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas tij, në të kaluarën ka pasur raste kur zbatimi i ligjit është deformuar për përfitime të paligjshme, duke cenuar drejtpërdrejt sigurinë rrugore.

Braçe thekson se fenomeni i drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur apo nën ndikimin e lëndëve narkotike duhet të ndalet me masa të forta dhe të pakompromis. Ai mbështet ndalimin e përhershëm të drejtimit për personat që kapen dy herë në këtë gjendje, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të parandaluar tragjeditë në rrugë.

Në reagimin e tij, ai ngre shqetësimin për rastet kur shkelësit kanë arritur të shmangin ndëshkimin përmes ryshfetit, duke sjellë pasoja të rënda deri në humbje jete. Sipas Braçes, tolerimi i këtyre shkeljeve ka kontribuar në aksidente të rënda, që shpesh kanë përfunduar në tragjedi.

Ai e mbyll reagimin duke theksuar se zbatimi i drejtë dhe i paanshëm i ligjit është çelësi për rikthimin e sigurisë në rrugë dhe për parandalimin e ngjarjeve të rënda.

Postimi i plotë:

RREGULLAT E REJA PER SHOFERET NE RRUGE-NE FUQI;

DUHET TI SHERBEJNE SIGURISE TE TE GJITHEVE!

JO PASURIMIT TE DISAVE, QOFSHIN DHE POLICE!

Qellimi ka qene;

1. Mbrojtja e cilitdo qe perdor rrugen per te levizur, drejtues mjeti privat, drejtues mjeti ne nje sherbim publik, pasagjeri;

2. Mbrojtja e gjithkujt pertej rrugeve-ne trotuar apo kudo, ku mjeti i dtejtuar nga nje i dehur apo i droguar perfundon;

3. Largimi nga rruga te VRASESVE-te gjithe ata qe te dehur e droguar, dakin ne rruge e VRASIN perdorues te rruges apo pertej saj!

NDALOHEN PERJETE KETA TE DALIN NE RRUGE NESE NDALOHEN DY HERE NE KETE GJENDJE;

DY HERE JANE SHUME SI KERCENIM!

DY HERE JANE BOLL PER TE VRARE!

Tani i takon POLICISE SE SHTETIT TE ZBATOJE RREGULLAT;

JO POLICE TE VECANTE NE TE, TE PERFITOJNE PARA GJATE ZBATIMIT TE RREGULLAVE!

Ka ndodhur shpesh qe rregullat deshtojne dhe ka vec nje shkak-perdorimi i rregullave si burim perfitimi te paligjshem!

Pasoja ka qene e qarte:

Siguria ne rruge eshte thyer nga te FALURIT PER PARA dhe ne rruge nuk kane ndodhur thjesht vrasje, por MASAKRA!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.