E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshimet në  Kodin Rrugor
Publik News

Ndryshimet në Kodin Rrugor

Nga pagesa e gjobave deri të shpejtësia në autostradë

Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese duket se ka gjetur dakordësinë e të gjitha palëve për ndryshmet në Kodin Rrugor. Një nga pikat që pritet të ndryshojë është afati i pagesës së gjobave.

Sot për të paguar një gjobë pa kamatë vonesë është përcaktuar një afat prej 5 ditësh. Ky afat është propozuar të trefishohet duke shkuar në 15 ditë, duke i lënë më shumë kohë shqiptarëve të paguajnë fletën e gjobës.

Pritet po ashtu të ndryshojë edhe falja e gjobës. Nga 20% ulje që ofrohe aktualisht për pagesat në afat, ulja do të shkojë në 50%. Ndryshimet e Kodit Rrugor synojnë që të ndërgjegjësojnë shqiptarët mbi zbatimin e rregullave të qarkullimit.

Ndërkohë, shpejtësia në autostradë do të ndryshojë. Nga maksimumi prej 110 km/h që është aktualisht, shpejtësia do të lejohet deri në 130 km/h. Kjo kërkesë erdhi pas shqyrtimit se rrugët e Shqipërisë janë në gjendje të ofrojnë siguri me këtë shpejtësi lëvizje.

Po ashtu një njoftim i publikuar më parë lidhet edhe nga vlefshmëria e të gjitha patentave që do të zgjatet me 15 vite. Një tjetër ndryshim i vendosur tashmë dhe në Kod është detyrimi i bashkive që 50 përqind të vendparkimeve që administrojnë, të jetë pa pagesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.