E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në arrest shtëpie, por grabiste me dhunë, kapet 26-vjeçarja në Tiranë
Lajme

Në arrest shtëpie, por grabiste me dhunë, kapet 26-vjeçarja në Tiranë

Momenti kur përplaset me shitësen

Një 26-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pas përfundimit të një operacioni policor të koduar “Intervali”, i cili synonte goditjen e rasteve të vjedhjeve me dhunë në Tiranë.

Sipas të dhënave nga hetimi, e reja dyshohet se gjatë muajit shkurt ka kryer dy grabitje me dhunë, ndërsa në muajin janar rezulton të ketë realizuar edhe një tjetër vjedhje në një subjekt. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ajo nuk është një emër i panjohur për autoritetet, pasi më herët është dënuar për vjedhje të pronës.

Mësohet gjithashtu se në momentin kur dyshohet se ka kryer këto vepra penale, 26-vjeçarja ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të vendosur për të njëjtin krim.

Sipas hetimeve paraprake, ajo dyshohet se:

  • më 7 shkurt 2026 ka kryer një vjedhje me dhunë në një subjekt;

  • më 20 shkurt 2026 i ka marrë me forcë një shumë parash një qytetari;

  • më 3 janar 2026 ka realizuar një tjetër vjedhje në një subjekt tregtar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të verifikuar nëse 26-vjeçarja mund të jetë e përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme të ndodhura në kryeqytet.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Tiranës, e cila pritet të ndjekë hapat e mëtejshëm ligjorë lidhur me këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.