Në autobus kishte fuçi me karburant, lista me emrat e të mbijetuarve nga aksidenti në Bullgari
Më i vogli 7 vjeç, kush janë 8 anëtarët e familjes shqiptare që u shuan mes flakëve në aksidentin dramatik
Tetë anëtarë të një familje janë shuar në aksidentin tragjik të ndodhur në Bullgari ku një autobus me turistë shqiptarë që kthehej nga Stambolli shpërtheu në flakë.
Mediat bëjnë me dije se viktimat me mbiemër Jahi kishin lidhje familjare me njëri tjetrin dhe ishin organizuar në fundjavë për të kaluar më shumë kohë së bashku.
Familjarët tregojnë se mes viktimave janë dy nëna të reja bashkë me fëmijët e tyre dhe kushërinj të tjerë të moshës së fëmijëve që ishin organizuar për të shkuar në udhëtim.
Bashkë me ta ishin edhe nënë e bijë Fikrije dhe Anisa Iseni të cilat kishin lidhje familjare me familjen Jahi. Të dyja ato u shuan në aksident.
Një i afërm i tyre mos lotësh tregon si e ka mësuar lajmin. “Nga ora 3 e mëngjesit jam zgjuar për të shkuar në Zvicër. Hapa facebook dhe pashë lajmin. Nga ora 6 njoftova gruan”, shprehet ai.
Viktimat nga familja Jahi
Belma Jahi – 7 vjeç
Ramiz Jahi – 20 vjeç
Razije Jahi – 12 vjeç
Ergin Jahi – 14 vjeç
Omer Jahi – 11 vjeç
Ajla Jahi – 14 vjeç
Senije Jahi – 35 vjeç
Amiet Jahi – 45 vjeç
Ministria e Punëve të Jashtme e MV-se ka publikuar listën e personave të lënduar në tragjedinë në Bullgari.
Siç sqarojnë, ky informacion është konfirmim zyrtar nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë për shtatë udhëtarët e lënduar në fatkeqësinë rrugore në magjistralen “Struma” afër Sofjes.
Sipas Alsat, brenda 5 ditësh do të ketë një raport të detajuar nga prokuroria bullgare mbi aksidentin që u mori jetën 45 personave, 12 prej tyre të mitur.
Rruga me nafte
Të gjithë viktimat në aksidentin e tmerrshëm kanë qenë në derën e mesme të autobusit, duke tentuar të shpëtojnë. Asnjë udhëtar nuk ishte në vendin e tij, raporton për TV21 gazetarja Patricija Kirova nga Bullgaria.
Ajo foli edhe për arsyet jozyrtare të cilat sipas autoriteteve dhe mediave e atjeshme e kanë shkaktuar fatkeqësinë. Zjarri ka shpërthyer në pjesën e përparme, ku sipas policisë bullgare, pranë gomave rezervë ka pasur edhe fuçi me naftë.
“Rruga ishte krejt me naftë. Autobusi ishte me 100km në orë dhe nuk kishte shenja frenimi. Aksidenti ka ndodhur si rezultat i gabimit njerëzor”, tha Vasko Pirgov – Sekretar për Siguri të Pernikut.
“Sipas informacioneve fillestare të mediave bullgare, në autobus ka pasur karburant i cili është blerë në Turqi ku është më i lirë se në Maqedoni dhe Bullgari. Zjarri ka shpërthyer nga ky karburant dhe kjo është një nga arsyet e fatkeqësisë. Qarkullojnë informacione se autobusi kur ka dalë nga rrethimi mbrojtës, ka drejtuar 50 metra pa ndalur. Nuk ka shenja frenimi, që do të thotë se ka humbur kontroll mbi automjetin. Kur ka hyrë në bankinë ka rënë zjarr, kurse zhurma në autobus e ka shkaktuar djegien e 45 personave që ishin grumbulluar në një nga dyert e autobusit”, tha për TV21 gazetarja, Patricija Kirova.
7 personat që kanë arritur të mbijetojnë, kanë arritur të shpëtojnë duke i thyer dritaret e autobusit. Ata janë në gjendje stabile dhe në vend do të kthehen pas dy ditësh. Njëri prej tyre ka frakturë, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Vozitësi ka ndërruar jetë në vendngjarje.“Ka informacione se nuk ka pasur edhe një shofer në autobus, që duhej të kishte që të realizohet udhëtimi nga Stambolli deri në Maqedoni. Në qoftë se njëri lodhet, atëherë tjetri duhet ta zëvendësojë”, shtoi gazetarja Patricija Kirova.
Kryeministri Zaev thotë se lë në duart e autoriteteve bullgare që t’i hetojnë arsyet e aksidentit.“Unë do të lë që ekspertët bullgarë analizat e fatkeqësisë t’i bëjnë në mënyrë profesionale”, deklaroi kryeministri Zaev.
Edhe pse mediat raportonin se vendi në të cilin ndodhi tragjedia është “pikë e zezë”, megjithatë gazetarja Patricija e mohon këtë, duke thënë se bëhet fjalë për një autostradë të re bashkëkohore. Autobusi nga Turqia ka hyrë në Bullgari në orën 21, kurse aksidenti ndodhi rreth orës 2 të mesnatës në autostradën “Struma” në relacion Sofje-Bllagoevgrad.
Më poshtë keni listën e udhëtarëve të lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe për momentin janë të shtruar në Spitalin shtetëror të Sofjes, “Pirogov”.
Te plagosurit
Ebip Pajazitovski (24.09.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut
Gjula Jasharovska (16.06.1972), shtetase e Maqedonisë së Veriut
Zulejha Jasharovska (12.05.2005), shtetase e Maqedonisë së Veriut
?inir Jasharovski (06.01.1971), shtetas i Maqedonisë së Veriut
Medina Lutfiu (21.05.1996), shtetase e Maqedonisë së Veriut
Lulzim Sulejmani (04.05.1995), shtetas i Serbisë
Orhan Aliti (12.04.1976), shtetas i Belgjikës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



