“Në Farmacinë Qendrore të QSUT-së ruheshin barna të skaduara”
Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka hedhur dritë mbi një shkelje të rëndë në sistemin farmaceutik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
Sipas raportit, Farmacia Qendrore e QSUT-së ka mbajtur në gjendje aktive dhe ka përdorur barna të skaduara, duke mashtruar sistemin dhe duke vënë në rrezik jetën e pacientëve.
Gazetari Osman Stafa, duke ngritur alarmin për shëndetin e pacientëve me tumor, thekson se barnat e dyshuara janë përdorur edhe tek këta pacientë, duke thelluar shqetësimet për cilësinë dhe sigurinë e trajtimeve.
Kjo zbulim vjen në një kohë kur siguria e pacientëve dhe transparenca në sistemin shëndetësor janë tema kritike për publikun dhe autoritetet.
Postimi i gazetarit
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se Farmacia Qendrore e QSUT-së ka mbajtur në gjendje aktive barna të skaduara, duke mashtruar sistemin dhe duke rrezikuar pacientët.
Konkretisht, në sistemin elektronik Pentaho figuronin si stok aktiv:
-19 flakonë Ifosfamide 1 g
-602 flakonë Methotrexate në dy formëdoza (500 mg dhe 50 mg/2 ml)
(Këto barna janë për të sëmurët me kancer)
KLSH shkruan:
“Pavarësisht se kanë skaduar, këto barna rezultojnë ende në sistemin Pentaho duke paraqitur risk për mbajtjen e stoqeve të skaduara në sistem dhe duke rritur artificialisht gjendjen e barnave.”
Kjo nuk është thjesht pakujdesi. Është dështim i drejtpërdrejtë i Farmacisë Qendrore, që nuk ka hequr barnat e skaduara nga përdorimi dhe ka manipuluar inventarin, duke krijuar përshtypjen e rreme se ka rezerva ndërkohë që pacientët mbeten pa trajtim.
Ajo që nuk dimë është se këto barna të skaduara, a janë përdorur mbi pacientë?
E frikshme kjo gjetje!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



