E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në fund të marsit hapet tuneli i Murrizit tek Rruga e Arbrit
Lajme

Në fund të marsit hapet tuneli i Murrizit tek Rruga e Arbrit

Kryeministri Edi Rama duke folur në rubrikën Sy më sy në Facebook, deklaroi se në fund të muajit mars do të hapet Tuneli i Murrizit tek Rruga e Arbrit.

“Tuneli i Murrizit tek Rruga e Arbrit do të hapet në fund të muajit mars. Te Rruga e Arbrit nuk kemi lënë gjë mangët, por të papritura si gjeologjia e tunelit të Murrizit. Jemi në kushtet po shkojmë drejt përfundimit pas një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjithë tunelit.

Besoj shumë se më në fund në mars do ta heqim këtë sy të keq nga shpina, sepse realisht ai tunel na ka marrë shpirtin. Por, bashkë me pranverën do të dalë edhe shpirti i keq nga tuneli dhe dibranët mund të venë e vijnë me rrugën e hapur”, tha kreu i qeverisë, Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.