E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në kërkim për mashtrim, italiani me dy emra kapet në Tiranë
Lajme

Në kërkim për mashtrim, italiani me dy emra kapet në Tiranë

TIRANË-Një 47-vjeçar italian është vënë sot në prangat e policisë së Tiranes, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Burime zyrtare nga policia pohuan se Pasquale Scalise ishte dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.