E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në krye të magjistraturës komandohet ish-kryeprokurori Arben Rakipi
Publik News

Në krye të magjistraturës komandohet ish-kryeprokurori Arben Rakipi

Sokol Sadushi, Arben Rakipi

Ish- kryeprokurori Arben Rakipi do të vendoset në krye të shkollës së magjistraturës duke zëvendësuar ish-drejtuesin Sokol Sadushi i cili është emëruar së fundmi Gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Këshilli Drejtues ka vendosur që Rakipi të jetë në krye të magjistraturës deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri.

Sadushi ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës prej muajit nëntor të vitit 2014, detyrë që e ka vazhduar deri më datë 13 mars 2020, në mandatin e tij të dytë të dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.

Kujtojmë se gara për emrin e ri të drejtuesit të kësaj shkolle është hapur prej 1 prillit ndërsa afati aplikimit prej 30 ditësh është pezulluar deri në përfundim të pandemisë COVID-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.