Në lokalin e tij u vra gabimisht një grua, Fatjon Murati në Turqi për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale
Mbrëmjen e kaluar, në lokalin e shtetasit Fatjon Murati, në zonën e Don Boskos, u vra gabimisht një grua 58-vjeçare, u plagos mbesa e saj 10-vjeçare si dhe 5 persona të tjerë.
Murati i cili rezulton të jetë emër i njohur në botën e krimit dhe i dyshuar si pjesëmarrës në atentatin e trefishtë të Fushë-Krujës, nuk ishte në shtëpi në momentin e krimit.
Ai u arrestua në muajin tetor pasi akuzohej për arsenal armësh dhe u la në arrest shtëpie. Por duke përfituar nga kjo masë sigurie ai është larguar nga Shqipëria.
Ka dyshime se Murati pasi është larguar nga Shqipëria, nëpërmjet Prishtinës ka mbërritur në Turqi. Në media raportohet se Murati ka shkuar në Turqi për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në një nga spitalet e këtij shteti.
Sipas familjarëve, pas kryerjes së kësaj ndërhyrje ai do vinte sërish në Shqipëri dhe do t’i rikthehej izolimit në shtëpi.
Nga ana tjetër, unë kam mundur të komunikoj me të dëmtuarit e familjes Murati, sepse janë dy persona që janë dëmtuar nga kjo familje dhe më kanë konfirmaur që personi në fjalë Fatjon Murati është larguar para pak ditësh në drejtim të Turqisë për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale që duhet të kryente në një spital të këtij shteti dhe pas përfundimit të operacionit do tëk thehej përsëri në Shqipëri ku dhe do të izolohej sërish në ambientet e shtëpisë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


