Në opozitë të fala Sandrit, në pushtet të fala Kasemit!
Naim Noka
Gazetarja Ambrozia Meta vetëm pak kohë më parë ka punuar në Web Klan. Pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj e ka pushuar nga puna vetëm për një gabim të vogël . Gazetarja kishte ngatërruar pa dashje emrin e Presidentit Meta me një president të një vendi tjetër.
Sot kjo gazetare bëri punën e saj, pyeti drejt e me guxim dhe nuk toleroi mospërgjigje e dredhi nga ato mufkat qe keput sa herë nuk është mirë Kryeministri Rama.
Kryeministri e bëri të njohur gazetaren e pushuar nga TV Klan . Asokohe kur Rama ishte në opozitë, sa shikonte mikrofonin e ketij televizioni kishte gati shprehjen: Te fala Sandrit! Ndersa sot i takonte një pronari të ri dhe të vogël të televizionit “Fax News” . Natyrisht po të ishte pak më i kthjellët do të kishte gati përgjigjen : Të fala Kasemit! Por Ambra këmbënguli profesionalisht, sa Rama e humbi toruan dhe iku i detyruar.
Aty ishin edhe gazetarët e TV kombëtar “Top Channel” dhe “TV Klan” por edhe pse nuk mungojnë gazetarë profesionistë nuk munden… e kane gojën të mbyllur vetëm lexojnë pyetjet që u thotë pronari ose stafi i kryeministrit . Pronarët vendosin, kush del në X emision, Y debat dhe kush nuk duhet të jetë në ekranin kombëtar, frekuenca e të i cilit është pasuri publike kombëtare. Aty kanë të drejtë vetëm disa “fytyra” antipatike, servilë, maluketër qokash, rrondokopë llogjesh që spërkasin kamerat plot përshtymë e jargë hosanarash, qelbëse që ndotin keqas trurin dhe mendjen atyre njerzëve që nuk kanë ose nuk dinë akoma të filtrojnë ushqimin helmues që perhapin onlinë mercenarët e medias .
Ambroza sot i tregoi dhe Sandrit që e pushoi nga puna për një gabim, se ajo mund të përballet edhe me kryearrogantin Kryemnistër dhe tallës me gazetarët e terrenit.
Sot nuk ka vlerë as audioregjistrimi i Babales për Geron Xhafën , as Sandri që pushoi Ambrozian për një gabim teknik, as Vjollca, as edhe vëllai i Irfanit, Kasemi. Sot media mësoi se është pushteti i katërt dhe i duhet këtij vendi të shkretuar, pa shpresë e pa dritë në fund të tunelit. Sot duhet të jemi te gjithë nga pak Ambrozia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



