E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, Serbia merr goditjen e papritur
Lajme

Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, Serbia merr goditjen e papritur

Përpara sfidës së rëndësishme kundër Kombëtares shqiptare më 11 tetor, Serbia po përballet me një sërë problemesh që po e vështirësojnë ndjeshëm misionin për të kaluar kuqezinjtë në renditjen e Grupit K, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.

Mungesa të konfirmuara

Trajneri Dragan Stojkoviç nuk do të ketë në dispozicion dy titullarë të rëndësishëm për shkak kartonësh: Nikola Milenkoviç dhe Sasa Lukiç. Por nuk mbaron me kaq – edhe Kosta Nedjelkoviç është në dyshim serioz për të qenë pjesë e skuadrës, për shkak të një problemi fizik të raportuar së fundmi nga klubi i tij, RB Leipzig. Nëse mungesa e tij konfirmohet, atëherë Serbia do të përballet me Shqipërinë pa tre titullarë.

Mediat serbe flasin për një gjendje jo të mirë brenda kampit serb, me Stojkoviçin që po mendon të afrojë fytyra të reja për ndeshjen vendimtare. Dy prej tyre janë Aleksandar Stankoviç – djali i legjendës Dejan Stankoviç – dhe Andrej Iliç, të cilët pritet të marrin minutat e para në një sfidë me shumë peshë.

Ndeshja, e cila mund të jetë vendimtare për vendin e dytë në grup dhe kualifikimin, do të luhet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovacit, në Serbi.

Analistët serbë e konsiderojnë këtë takim si “jetik”, ndërsa tensioni dhe presioni duket se është më i madh se kurrë përballë një Shqipërie që po udhëheq grupin me një formë të qëndrueshme dhe moral të lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.