Në Itali janë sekuestruar 20 kg kokainë e heroinë si pasojë ka rënë në pranga një shqiptar.
Bëhet me dije se droga është gjetur në kamionin e shoferit shqiptar.
Në kamion u gjetën 8 pako me 8.8 kg heroinë dhe 11 pako me kokainë të fshehura në pjesën e marrshit të kamionit.
Droga u zbulua nga qentë e pikës së postbllokut të ngritur për Covid-19.



