E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në seli ka pasur njerëz të armatosur’, Berisha: Revolucioni nuk ndalet, të mblidhemi të dielën në Shkodër! Selia do u kthehet demokratëve
Lajme

Në seli ka pasur njerëz të armatosur’, Berisha: Revolucioni nuk ndalet, të mblidhemi të dielën në Shkodër! Selia do u kthehet demokratëve

Ish kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat bëri me dije se protesta e 8 janarit në selinë e PD ishte një protestë paqësore.

Gjithashtu ai u shpreh i bindur se në seli , ka pasur njerëz të armatosur dhe se ka pasur njerëz që i kanë fotografuar.

Po ashtu ish-kryeministri ftoi mbështetësit t’i bashkohen të diele në në Pallatin e Shkodrës në orën 11:00.

‘Pretendimet e mia janë të vërteta. Askush nuk kundërshton dot vendosjen e blindave në kundërshtim me çdo parim. Askush nuk më kundërshton dot. Aty e patë kur u hodh tymi së pari më pas u hodh pluhuri toksik, bomba shurdhuese dhe pamja më simbolike e dy botëve, një njeri idealist me flamurin e PD për ta vendosur në ballkon dhe një grup primitiv i çajnë kokën. I patë ju këto skena. Aty flitet me fakte. Që të gjithë i ka larguar Lul Brava me mjetin e tij. Kam prova të padiskutueshme që aty ka pasur njerëz të armatosur. Njerëz që i kanë fotografuar. E patë fotografinë që doli pas protestës , aty kishte njerëz të armatosur. Gjykata zbatoi urdhrin e Ramës. Përkrahësit e mi ishin njerëz idealistë. Kjo ishte protesta më paqësore në historinë e vendit. Nuk u gërvisht asnjë njeri nga pala tjetër dhe u plagosën 12 protestues paqësore dhe qindra u helmuan me gaz.  Unë tani ftoj demokratët e Shkodrës ditën e dielë në orën 11 në Pallatin e Sportit . Selia do i rikthehet PD. Statuti i votuar nga delegatët në 11 dhjetor ka një nene që sanksionon se selia është ajo ndërtesë që sot Lul brava e  ka shndërruar në çerdhe krimi. Selia do u kthehet demokratëve, nuk ka forcë në botë që të marrë selinë dhe ta shndërrojë në kulla”, tha më tej Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.