E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në shtëpinë e Ledionit dhe Sarës, ndizen dritat, po s’do ta besoni ”ç’punë” bën Londoni
Uncategorized

Në shtëpinë e Ledionit dhe Sarës, ndizen dritat, po s’do ta besoni ”ç’punë” bën Londoni

Në këtë fund të Nëntorit është gjithnjë e më parë aroma e festive. Edhe pse ndezja e dritave të pemës bëhet zyrtarisht në datën 6 Dhjetor, në shtëpinë e Ledionit dhe të Sarës është nxituar paksa.

Ledioni herë pas here është në garë me miqtë e tij se kush e bën pemën më të bukur, po këtë herë duket se ja ka kaluar të gjithëve.

Dëshira e hershme, pa dyshim vjen edhe nga London, djali i tij që pas pak ditësh feston 1-vjetorin e lindjes.

Kjo është pamja e këtij viti në shtëpinë e Ledionit. Pema, këtë herë është e bardhë dhe me shumë drita. Ekrani i madh me blunë karakteristike në qendër reflekton mbi ngjyrat pastel dhe neutral të sallonit. Në të majtë, një tortë limoni ka nisur të ngacmohet nga dikush që, me siguri nuk është Ledioni.

Është edhe Jobs, jo vetëm miku i ngushtë i familjes, por edhe një dekor i përvitshëm në raste festash.

Kush mungon? London! Dhe për të pyet Vis Bajraktari, i dashuri i Lori Hoxhës. London është rritur, ndaj këtë vit të dytë feste për të, edhe ai e bën një punë: “Ka ik me ble bukë…” – ia kthen me humor Ledioni. Festa ka nisur, por të gjithë e dimë që me Londonin është edhe më e bukur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.