E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ne të vramë Florenc”/ Zhvillohen homazhe para kryeministrisë
Lajme

“Ne të vramë Florenc”/ Zhvillohen homazhe para kryeministrisë

Një grup qytetarësh janë mbledhur mbrëmjen e sotme para ambienteve të kryeministrisë, ku kanë zhvilluar homazhe në nderim të të riut shqiptar, Florenc Beqiraj i cili humbi jetën një ditë më parë në një spital në Francë.

Qytetarët ndezën qirinj në trotuarin para kryeministrisë. Një prej vajzave të pranishme lexoi një dedikim prekës:

“Atje ku je ndoshta je i lirë se këtu na nuk të dhamë dashni, të dhamë të goditura të forta dhe ti ngulëm avash në shpirt. Na fal Florenc!  Ne të vramë e me ty e vramë edhe veten, e vrasim çdo ditë. Na s’jemi mirë, na s’jena të lirë. Ti u bëfsh parajsë e na tanë jetën në errësirë”.

   

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.