Neda Balluku kërkon në Gjykatë divorcin nga vëllai i Belinda Ballukut
Moderatorja e njohur Neda Balluku i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Mësohet se Neda ka paraqitur këtë të hënë në gjykatë kërkesën për divorc.
Sipas të njëjtave burime, marrëdhënia mes çiftit kishte hyrë në krizë muajt e fundit, çka ka çuar në vendimin për t’u ndarë ligjërisht.
Historia e dashurisë së tyre nisi në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë në spektaklin e njohur Big Brother Albania.
Neda dhe Ogreni u bënë shpejt një nga çiftet më të përfolura të reality show-t, dhe pesë vite më vonë, në 2015, ata kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë.
Nga kjo lidhje kanë lindur dy djem, Serzh dhe Zai.
Edhe pse kanë mbajtur një profil të ulët publik, Neda ka ndarë herë pas here me publikun momente të veçanta nga jeta familjare. Çifti është cilësuar shpesh nga mediat rozë si një ndër lidhjet e ekranit që i kishte rezistuar kohës, deri më tani./voxnews
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



